Armela Krasniqi në Forumin e Medias: AMA po punon me aktin e shërbimeve digjitale, ndryshimet së shpejti në Kuvend

Aktualitet | 1 vit më parë

Drejtuesja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Armela Krasniqi ka shpjeguar në Forumin e 11-të të Zhvillimit të Medias (MDF), punën e kryer nga ky institucion në mbikëqyrjen dhe monitorimin e mediave audiovizive në vend.

Në forumin mbi median, në të cilin marrin pjesë gazetarë e përfaqësues institucionesh, e organizuar nga OSBE, Krasniqi vuri në dukje AMA po punon mbi “aktin e shërbimeve digjitale duke i harmonizuar me strategjinë e miratuar nga AMA për vitin 2024-2026”

“Autoriteti i Mediave Vizuale është i detyruar që të mbikëqyrë vetëm radiot dhe televizionet. Kështu që nuk është tamam e gjithë media. Pra, nuk është i njëjti koncept kur themi media. Ne po punojmë shumë. Kemi transpozuar direktivën për shërbimet audiovizuale.

Po punojmë për transpozimin e MPA-së, aktit të shërbimeve digjitale duke i harmonizuar me strategjinë e miratuar nga AMA për vitin 2024-2026.

Jemi në procesin e harmonizimit të të gjithë legjislacionit. Më duhet të them se AMA ka qenë pjesë e dialogut të iniciuar nga Këshilli i Evropës dhe delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri dhe i kryesuar nga Fakulteti i Gazetarisë në Shqipëri. Ne po punojmë për këto ndryshime që së shpejti do të jenë në Parlament”, u shpreh Krasniqi.

Krasniqi shpjegoi edhe pronësinë e mediave audiovizive në vend duke treguar të dhënat konkrete. Ndërsa theksoi se AMA ka bërë rregulloren mbi procedurat e kritereve për rishikimin e strukturës së pronësisë.

“Në fakt, diçka e re që kemi bërë është rregullorja për procedurat e kritereve për rishikimin e strukturës së pronësisë dhe transparencën e të dhënave për shërbimet audiovizuale. Ky është një nga detyrimet që rrjedh nga MFA. Le të shohim pak peizazhin ë Shqipëri; kemi 53 transmetues audio, 65 transmetues audiovizualë dhe platforma të tjera”,  tha Krasniqi.

Sa i përket transparencës së pronësisë, Krasniqi vuri në dukje edhe strukturën e transparencës, duke shpjeguar se “është shumë e rëndësishme të themi se kjo databazë është e hapur për publikun. Kushdo mund të shkojë të shohë të dhënat, të shohë emrat”.

 “Kur e bëmë këtë proces ishte mjaft i gjatë pasi u desh ta koordinonim të gjithë procesin me Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe Drejtorinë Tatimore, plus edhe vetëdeklarimi sepse organi rregullator bazohet te vetërregullimi. Ishte një kryqëzim të dhënash, një sasi pune që na mori 6 muaj kohë për të verifikuar me detaje sepse nuk kemi parë vetëm pronarët por shkuam edhe më thellë, që pamë jo vetëm pronarët përfitues, por gjetëm edhe pronarë indirekt”, shtoi më tej Krasniqi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme