Arrestohen në Gjermani tre persona të lidhur me Hamas-in

Policia gjermane ka arrestuar tre persona të dyshuar për lidhje me Hamas-in, pasi ata po siguronin armë “për atentate kundër institucioneve izraelite ose hebreje”. Kështu kanë bërë me dije prokurorët gjermanë.
Tre të arrestuarit, akuzohen si pjesë e organizatës terroriste dhe për përgatitje të një akti dhune që rrezikon shtetin.
Dy nga të dyshuarit janë gjermanë, ndërsa i treti ka lindur në Liban. Ata janë arrestuar në Berlin dhe pritet të paraqiten para një gjyqtari nesër, 2 tetor.
Sipas hetuesve, që nga qershori 2025, tre të arrestuarit dyshohet se janë përfshirë në furnizimin me armë dhe municione për Hamas-in.
Gjatë kontrolleve, policia gjeti armë të ndryshme, përfshirë një armë automatike AK-47, disa pistoleta dhe një sasi të konsiderueshme municioni.
Policia ka arrestuar edhe më parë anëtarë të dyshuar të Hamasit në Gjermani.
Në dhjetor 2023, autoritetet gjermane dhe holandeze arrestuan katër persona për planifikim të sulmeve kundër institucioneve hebreje në Europë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




