Arrestohet 24-vjeçari, kapet në Tiranë duke transportuar me valixhe, një kallashnikov bashkë me municion

Aktualitet | 11 muaj më parë

Policia e Tiranës ka arrestuar një 24-vjeçar i cili po transportonte me valixhe, një kallashnikov me municion, me qëllim shitjen.

Ai është kapur në afërsi të terminalit të autobusëve, në rrugën “Kastriotët”, ndërsa i është sekuestruar edhe arma e zjarrit.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës operative dhe operacionale, me fokus goditjen e posedimit të kundërligjshëm dhe shitjes së armëve të zjarrit, finalizuan operacionin “Luggage”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia shpjegon më tej se pas informacionit të siguruar në rrugë operative, “u kap në flagrancë dhe u vu në pranga, në afërsi të terminalit të autobusëve, në rrugën “Kastriotët”, shtetasi H. M., 24 vjeç, banues në Bathore, i cili mbante në një valixhe udhëtimit, dyshohet me qëllim shitjen, 1 armë zjarri kallashnikov me municion luftarak”.

Ndërkaq, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme