Arsenal, trajneri Mikel Arteta rinovon kontratën deri në vitin 2030

Mikel Arteta do të qëndrojë në krye të Arsenalit deri në qershor të vitit 2030. Klubi londinez ka komunikuar sot zyrtarisht se është firmosur zgjatja e kontratës me trajnerin aktual.
Spanjolli Arteta dhe pjesëtarët kyç të stafit të tij do të qëndrojnë kështu edhe për 4 vite të tjera. Në akordin mes palëve për rinovimin është parashikuar edhe një rritje e pagës aktuale të trajnerit.
Drejtuesit e Arsenalit kanë besim të plotë te trajneri Arteta, i cili e riktheu këtë skuadër te titulli kampion në Premier League. Po ashtu, sezonin e kaluar “Topçinjtë” shkuan në finale të Ligës së Kampionëve. Nën drejtimin e Artetës Arsenali duket se ka hapur një cikël fitues.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




