Arsimi Profesional, Maturantët e shkollës “Thoma Papapano ”gati për tregun e punës

Të pajisur me të gjitha aftësitë dhe kompetencat profesionale ndihen gati për të ushtruar profesionin e tyre. Janë maturantët e shkollës profesionale “Thoma Papapano” në Gjirokastër në ceremoninë e certifkimimit.
Pas 4 viteve studime në degët elektronikë, shërbime në mjete transporti dhe hidraulikë shprehen se ia ka vlejtur zgjedhja që ata kanë bërë pas klasës së 9.
Sot ata jo vetëm janë të aftë të ushtrojnë zanatet e tyre, por edhe të vazhdojnë studimet e larta.
Ceremonia e certifikimit është kthyer në traditë për këtë shkollë ku së bashku nxënës e mësues kujtimet e momentet që kanë kaluar së bashku në rrugëtimin 4- vjecar.
“Sot ne i përcjellim për në tregun e punës. Janë të aftë për të vazhduar nëpër shkollat e larta”, u shpreh Sara Mësuese.
Shkolla profesionale “Thoma Papapano” u frekuentua këtë vit mësimor nga 130 nxënës. Si e vetmja shkollë profesionale në qarkun jugor ajo pret të rinj nga zona të ndryshme të rajonit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




