Asgjësohen 4 mijë bimë kanabis në Shkodër, procedohen penalisht 5 kryetarë fshatrash

Në qarkun Shkodër vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, kundër kultivimit të bimëve narkotike.
Në territoret e njësive administrative Pult, Ana e Malit, Shosh dhe Shalë, shërbimet e policisë gjetën dhe asgjësuan 4002 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa dhe 510 gramë lëndë të dyshuar narkotike në formën e boçes.
Sakaq 5 kryetarë fshatrash, janë proceduar penalisht për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Bëhet fjalë për kryetarët e fshatrave Nënmavriq, Leknikaj, Kuje, Vuksanaj si dhe kryetarin e fshatit Palaj , të cilit i është shtuar edhe akuza “Moskallëzim krimi”.
Sakaq policia po punon për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë të kultivuesve.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




