Asllani vlerësohet për paraqitjen me Monterrey-n: Lodhja është mendore, skema e re e Kivut s’është risi!

Botërori i Klubeve 2025 | 1 vit më parë

Natën mes të martës dhe të mërkurës Interi i Kristjan Asllanit ishte në aksion në “Rose Bowl” të Pasadenës ku zhvilloi edhe takimin e parë në Kupën se Botës për Klube.  

Përballë Monterrey-t, zikaltrit nuk morën dot më shumë se një pikë duke barazuar 1-1 me ekipin meksikan, i cili u udhëhoq prej Sergio Ramos-it. Në golin e barazimit zikaltër Asllani kishte mjaft meritë pasi ishte intuita e shqiptarit ajo që i dha jetë një skeme të finalizuar me gol nga Martinez. Pas përfundimit të ndeshjes Asllani u vlerësua me notën 6.5 për atë që tregoi në fushë duke u konsideruar mes më të mirëve të Interit.

Në fund të ndeshjes ai u prononcua për disa gazetarë italianë ku pranoi se fundi i sezonit të kaluar për ekipin milanez kishte qenë me të vërtetë i vështirë. “Jemi në formë të mirë psiko-fizike. Mbase mund të them se ka pak lodhje në aspektin psikologjik, por e përsëris kjo nuk duhet që të na pengojë”, tha Asllani. Shqiptari ishte titullar i ndeshjes, e cila zgjati plot 69 minuta pasi i la vendin Suçiç. Takimi i mbrëmshëm u shfrytëzua nga Kivu për të bërë edhe disa eksperimente sai i përket skemave të përdorura. Mbi këto ndryshime Asllani tha: “Moduli me dy mesfushorë përpara mbrojtjes nuk është një ide e keqe, madje mund të them se e kemi provuar edhe vitin e kaluar. Për mua rëndësi ka që të mos ndryshojmë mënurën tonë të menduarit”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme