“Asnjë atlet transgjinor në garat e femrave”, Komiteti Olimpik Amerikan aplikon urdhrin e Presidentit Trump

Sport | 1 vit më parë

Asnjë atlet transgjinor nuk lejohet në garat e femrave në Shtetet e Bashkuara. Komiteti Olimpik dhe Paralimpik i SHBA-së e ka konfirmuar këtë, duke njoftuar federatat e notit, atletikës dhe sporteve të tjera se ato kanë një “detyrim për t’u pajtuar” me urdhrin ekzekutiv të Presidentit Donald Trump.

Politika e re, e njoftuar të hënën me një përditësim në faqen e internetit të USOPC dhe e konfirmuar në një letër drejtuar organeve kombëtare drejtuese të sportit, vjen pas një mase të ngjashme të miratuar nga NCAA në fillim të këtij viti, e cila preku, ndër të tjera, notaren Lia Thomas, atleten e parë transgjinore që fitoi një kampionat të Divizionit I të NCAA.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme