Atletico, presion mbi Theo Hernandez, lojtari i ka thënë po Simeones

Atletico Madrid nuk heq dorë nga Theo Hernandez. Colchoneros po shtojnë presionin për ta sjellë mbrojtësin francez në shtëpi, dhe tani ekziston elementi vendimtar: po-ja e lojtarit. Theo ia ka komunikuar tashmë trajnerit Diego Simeone dëshirën e tij për t’u transferuar në Madrid, duke nxitur ndjesinë se marrëveshja ka hyrë në një fazë të nxehtë.
Milani mbetet i vendosur në kërkesat e tij ekonomike, por Atletico duket se është e vendosur t’i afrohet shifrave të kërkuara, me një negociatë që po merr konturet e një loje të vërtetë shahu. Marrëveshja nuk është mbyllur ende, por sinjalet që vijnë nga të dyja palët janë pozitive.
Theo Hernandez, i cili u rrit si futbollist te Atletico përpara se të transferohej te Real Madrid, mund të kthehet në vendin e tij të origjinës pas tetë vitesh, për një aventurë të re nën drejtimin e Cholos.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




