“Ato syze dielli të bukura…”, Trump ngacmon Macron në Davos: Çfarë dreqin ndodhi?!
Gjatë fjalimit të tij në Davos, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump ka ngacmuar edhe homologun e tij francez, Emmanuel Macron.
Presidenti i Francës u shfaq me syze gjatë Forumit Botëror Ekonomik për shkak të një problemi në sy. Trump i cilësoi syzet Pilot të bukura, por pyeti se çfarë kishte ndodhur me Macron.
“E pashë dje me ato syze dielli të bukura. Çfarë dreqin ndodhi”, tha Trump.
Zyra e Macron tha se zgjedhja për të mbajtur syze dielli gjatë fjalimit të tij, i cili u zhvillua brenda, ishte për të mbrojtur sytë e tij për shkak të një ene gjaku të plasur.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




