Australia planifikon të ndalojë mediet sociale për personat nën 16 vjeç

Qeveria australiane po ndërmerr hapa drejt kufizimit të aksesit në mediet sociale për fëmijët dhe adoleshentët, duke e lejuar atë vetëm për ata të moshës 16 vjeç e lart.
“Mijëra prindër janë të shqetësuar për sigurinë e fëmijëve në internet”, u tha kryeministri Anthony Albanese gazetarëve në Canberra.
Legjislacioni i propozuar do të diskutohet në një takim të kabinetit dhe do të shqyrtohet në parlament këtë muaj.
Ai njoftoi më herët planin në shtator, duke e përshkruar ndikimin e rrjeteve në internet si Facebook, Instagram dhe TikTok tek fëmijët si një “shkatërrim”.
“Rrjetet sociale po u bëjnë dëm fëmijëve tanë dhe unë po kërkoj kohë për këtë”, tha Albanese.
Nismën e mbështeti edhe opozita. “Ideja që produktet e medieve sociale si Instagram, TikTok dhe Snapchat mund të bëhen “të sigurta” për fëmijët më të vegjël është absurde”, tha zëdhënësi i Partisë Liberale David Coleman në një samit të medieve sociale në Adelaide, muajin e kaluar.
Sipas planeve, nuk ka dënime për përdoruesit. “Megjithatë, mund të duhet rreth një vit përpara se rregullat e reja të hyjnë në fuqi”, raportoi transmetuesi australian ABC.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




