Autostrada Tiranë-Durrës, Balluku: Deri në fund të dhjetorit, hapet qarkullimi për 6 kilometrat e parë
Në fund të këtij viti pritet të hapet për qarkullimin e automjeteve, segmenti i parë prej 6 kilometrash i autostradës Tiranë–Durrës. Lajmin e ka bërë të ditur zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Balluku vlerëson se punimet në dy fazat e para të projektit për zgjerimin e aksit me dy korsi kanë avancuar ndjeshëm, ndërsa shton se përfundimi i këtij segmenti do të lehtësojë ndjeshëm lëvizjen e automjeteve dhe do t’i japë kryeqytetit një hyrje më moderne dhe dinjitoze.
Aktualisht, po vijon puna edhe me elementët e tjerë të projektit, për të përmbyllur punimet që pritet të rrisë sigurinë dhe cilësinë e lëvizjes.
“Në fund të këtij viti hapen për qarkullimin e automjeteve 6 kilometrat e parë të superstradës Tiranë-Durrës. Punimet në dy fazat e para për zgjerimin e aksit me dy korsi tashmë kanë avancuar ndjeshëm, ndërsa hapja e tyre do të lehtësojë lëvizjen e automjeteve si dhe do ti japë kryeqytetit një hyrje dinjitoze. Po vijohet gjithashtu edhe me elementët e tjerë të projektit për të plotësuar të gjithë këtë vepër kaq të shumëpritur”, shkruan krahas fotove ministrja.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




