Avioni me 62 pasagjerë rrëzohet në Kazakistan, raportohet për 28 të mbijetuar

Mbi 30 pasagjerë raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti ajror në Kazakistan, ndërsa 28 të tjerë janë transportuar në spital.
Avioni me 62 pasagjerë po fluturonte nga Azerbajxhani drejt Rusisë, kur u detyrua të bëjë një ulje urgjente në qytetin e Aktaut.
Nga hetimet paraprake, sipas Agjencisë Federale Ruse të Transportit Ajror, piloti i avionit zgjodhi devijimin në Aktau pasi motorët pësuan avari nga futja e shpendëve që po fluturonin atë moment. Në videot që qarkulluan në rrjetet sociale tregohet se mjeti u zhyt drejt tokës, ku edhe shpërtheu në zjarr. Trupi i mjetit shkëput pjesë-pjesë nga përplasja.
Ministria e Emergjencave në Kazakistan tha se 28 persona arritën të shpëtohen nga forcat vendase dhe i mbijetuan aksidentit. Autoritetet thonë se do të hetojnë variante të ndryshme të ndodhisë, duke mos përjashtuar as problemet teknike.
Presidenti azerbajxhanas, Ilham Alijev (o. Aliyev), e anuloi vizitën që kishte planifikuar sot në Rusi me rastin e një samiti. /AP, AJ
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




