Avokati godet punonjësin e sigurisë në Gjykatën e Vlorës, arrestohet në flagrancë

Aktualitet | 1 vit më parë

Një avokat është arrestuar në flagrancë nga Policia e Vlorës, pasi ka goditur fizikisht një punonjës sigurie brenda ambienteve të gjykatës. Ngjarja ka ndodhur gjatë një konflikti mes tyre në ambientet e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, Specialistët për Hetimin e Krimeve arrestuan shtetasin R. Ll., 42 vjeç, banues në Vlorë, me profesion avokat.

Konkretisht, rreth orës 12:30 të ditës së sotme, më 10 tetor 2025, avokati R. Ll. goditi me grusht në fytyrë punonjësin e sigurisë së objektit, shtetasin F. M., 60 vjeç. Si pasojë e goditjes, punonjësi i sigurisë ka pësuar dëmtime në fytyrë.

Avokati R. Ll. akuzohet për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme ligjore.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme