Avokati i Popullit, Endrit Shabani merr drejtimin e Aleancës kundër Gjuhës së Urrejtjes

Aktualitet | 6 muaj më parë

Aleanca kundër Gjuhës së Urrejtjes do të drejtohet këtë vit nga Avokati i Popullit, Endrit Shabani. Vendimi u mor në takimin e radhës të Aleancës, në prani edhe të Këshillit të Evropës.

Në fokus të takimit ishin dy nisma të propozuara nga Avokati i Popullit: ngritja e një sistemi të përbashkët për trajtimin e ankesave dhe hartimi i një raporti vjetor të përbashkët, që do të synojë që institucionet e pavarura të flasin me një zë të vetëm.

“Gjuha e urrejtjes nuk mbetet thjesht në fjalë, por prodhon viktima reale dhe dobëson kohezionin social. Përgjigja jonë duhet të jetë e përbashkët sepse sfida është e përbashkët,” u shpreh Shabani.

Themeluar në janar 2020 me mbështetjen e Këshillit të Evropës, Aleanca bashkon Avokatin e Popullit, Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Autoritetin e Mediave Audiovizive dhe Këshillin Shqiptar të Medias.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme