Avokati i Popullit në burgun e Reçit:Të burgosurit kanë probleme me kujdesin shëndetësor
Avokati i popullit ka rekomanduar mbylljen e pesë institucioneve të vuajtjes së dënimit në vend për shkak të kushteve të rënduara ku ndodhen të burgosurit. Gjatë inspektimit në burgun e Reçit, kreu i këtij institucioni Endri Shabani, edhe këtu vërejti problematika.
“Ne kemi rekomanduar që të mbyllen për shkak të kushteve degraduese në të cilët mbahen të të burgosurit. Është shumë e rëndësishme që fokusi të mos jetë te vetëm te ndëshkimi, fokusi në thelb të jetë tek riedukimi, te riaftësimi i tyre, që kur ata dalin nga ky institucion i vuajtjes së dënimit, ata t’i rikthehen shoqërisë jo si kontingjent i krimit, por si një qytetar”, u shpreh Shabani.
“E gjitha në thelb lidhet me investimin. Sa para vendos vendoset në buxhetin e shtetit për trajtimin shëndetësor qoftë të të burgosurve ashtu dhe të punonjësve dhe stafit mbështetës të burgjeve”, tha ai.
Avokati i popullit u ndal edhe te çështja e amnistisë, duke theksuar se zbatimi i saj po has vështirësi të shumta. Një tjetër problematikë që meriton vëmendje të trajtohet , tha ai, është dhe mbipopullimi i burgjeve.
“Është e papranueshme që disa të dënuar të cilët ligjërisht do duhet të përfitonin nga amnistia penale mund të mos përfitojnë dot sepse për shkak të mënyrës se si është hartuar amnistia apo për shkak të faktit që disa vendime janë ende të pazbardhur”, theksoi avokati.
Një tjetër problematikë që meriton vëmendje të trajtohet , tha ai, është dhe mbipopullimi i burgjeve.
Gazetare: M. Gjoni
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




