Baggio i dhuron Messit fanellën e tij të USA’94: Dhuratë e veçantë dhe kuptimplotë

Një takim me legjendën, ai që u zhvillua sot në kuadër të Kupës së Botës për Klube që po zhvillohet aktualisht në SHBA. Roberto Baggio shkoi të vizitonte Leo Messin në kampin e Inter Miami-t, për t’i dhuruar një nga fanellat e veshura në Kupën e Botës, SHBA-1994.
“Çfarë vizite e mrekullueshme”, shkroi kampioni argjentinas përmes kanaleve të tij në rrjetet sociale. “Faleminderit, Roberto, për këtë dhuratë të veçantë dhe kuptimplote dhe për bisedën e mrekullueshme që ndamë. Je një yll dhe një legjendë historike e futbollit. Do të jetë gjithmonë kënaqësi t’ju mirëpresim sa herë që të dëshironi të vini të na vizitoni!”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




