Bahreini akuzon Iranin për sulme ndaj civilëve: Shkatërruam raketa dhe dronë

Botë | 4 muaj më parë

Autoritetet ushtarake të Bahreinit deklaruan se kanë penguar një sërë sulmesh ajrore iraniane gjatë natës, duke akuzuar Iranin se kishte në shënjestër civilët.

Në një deklaratë, Komanda e Përgjithshme e Forcave të Mbrojtjes së Bahreinit tha se Irani lëshoi raketa dhe dronë drejt territorit të vendit, por sistemet e mbrojtjes ajrore arritën të interceptojnë dhe të shkatërrojnë një numër të sulmeve përpara se ato të godisnin objektivat.

“Mbrotja ajrore e Bahreinit interceptoi dhe shkatërroi me sukses një numër sulmesh ajrore me raketa dhe dronë që kishin në shënjestër civilët,” thuhet në deklaratën e ushtrisë.

Më herët, edhe Kuvajti njoftoi se ishte objektiv i sulmeve iraniane, në një përshkallëzim të ri të tensioneve në Gjirin Persik pas sulmeve të fundit të Shteteve të Bashkuara ndaj Iranit.

Deri më tani nuk ka raportime të konfirmuara për viktima apo dëme të mëdha materiale në Bahrein apo Kuvajt, ndërsa situata në rajon mbetet e tensionuar.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme