Bajer Leverkuseni gjen në Serie A pasardhësin e Alonsos

Gjermani | 1 vit më parë

Çesk Fabregas i ka dhënë lamtumirën ekipit të Komos. Në një konferencë për shtyp trajneri spanjoll ka lënë të kuptohet se në fund të sezonit do të largohet nga Komo edhe pse me ekipin italian e mban të lidhur një kontratë, e cila skadon në 2028-ën.

Për mediet gjermane Fabregas ka vendosur për të bërë hapin tjetër në karrierë pasi thuhet se ka pranuar që të vazhdojë projektin e lënë në mes nga bashkëkombësi i tij Shabi Alonso në “BayArena”.

Shumë medie kanë raportuar se largimi i Alonsos drejt Realit të Madridit nuk do të ndihet në Leverkusen pasi do të afrohet në ekip një trajner, i cili ka një filozofi të njëjtë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme