Bajerni, 9 me Covid: kërkohet shtyrje e sfidës me Gladbah

Emergjenca Covid te Bayern Munich. Alphonso Davies gjithashtu doli pozitiv, duke bërë që numri i lojtarëve të prekur nga koronavirusi të rritet në 9. Ka qenë klubi bavarez që ka komunikuar situatën duke deklaruar se futbollisti kanadez ndodhet në izolim. Të premten Bayern do të presë Borussia Moenchengladbach me rastin e ndeshjes së javës së 18-të të Bundesligës, por siç konfirmohet nga DG I skuadrës udhëtuese, Max Eberle, është kërkuar shtyrja e ndeshjes nga ana e klubit bavarez.
“Është e vërtetë, Bayern dëshiron ta shtyjë ndeshjen, por vendimi i takon drejtuesve të Bundesligës”. Duhet mbajtur mend se, në kuadër të ndeshjes së së premtes, përveç nëntë pozitiveve janë edhe të lënduarit Stanisic dhe Goretzka te Bayern, ndërsa Choupo-Moting dhe Bouna Sarr janë të impenjuar me kombëtaret e tyre përkatëse (Kamerun dhe Senegal) në Kupën e Afrikës.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




