Bajerni i përgjigjet Dortmundit

Bayern Munich vuajti jo pak në këtë javë të 13-të të Bundesligës, por arriti t’I përgjigjet Borussia Dortmundit dhe mbeti në krye të klasifikimit. Bavarezët mposhtën Arminia Bielefeld me rezultatin 1-0 dhe ruajtën diferencën nga verdhezinjtë, duke konfirmuar se lufta për titullin do të jetë e dyanshme. Të besuarit e Nagelsmann-it, të cilët kishin humbur në ndeshjen e fundit të kampionatit kundër Augsburg, tentuan menjëherë të kontrollojnë ndeshjen dhe të mbyllin llogarinë në dy raste me goditjen me kokë të Müller-it dhe goditjen e Leëandoëski-t, të dy të shpëtuar në vijë nga mbrojtja.
Në pjesën e dytë, Sané merr skenën, prek disa herë objektivin në minutat e para. Talenti gjerman zhbllokon përfundimisht ndeshjen në minutën e 70-të me një goditje nga cepi i zones, për të firmosur 1-0. Menjëherë pas kësaj, Ortega neutralizon Coman por dhe Gnabry, i cili goditi nga një pozicion i mirë pasi kishte kaluar një kundërshtar. 1-0 nuk ndryshon deri në bilbilin e trefishtë dhe kthen Bayern vendin e pare, të huazuar te Borussia për disa orë. Arminia mbetet e parafundit me 9 pikë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




