Bajerni me fat, e nderon një autogol

Gjermani | 5 vite më parë

Shumë spektakël dhe pak fat në fitoren 3-2 të Bayern Munich ndaj Leipzig-ut, ndeshjen e së shtunës në Bundesligë. Bavarezët kontrolluan lojën, por shpesh kapeshin në befasi. Müller shënoi golin e parë në minutën e 12-të me një bllokim të shkurtër në gjuajtjen e Leëandoëskit. André Silva barazoi në minutën e 27-të, duke shtyrë një top të lirë në rrjetë. Vendasit goditën shtyllën me Coman dhe u rikthyen në minutën e 44-të me goditjen me kokë të Leëandoëskit.

Leipzig reagon sërish dhe në minutën e 53-të gjen 2-2 me Nkunku, i ftohtë në mposhtjen e Neuerit në topin vertikal të Laimer në kundërsulm. Ndeshja u vendos më pas nga një autogol: në krosimin e Gnabry-t, Gvardiol rrëshqiti dhe dërgoi në një devijim fatkeq në portën e tij. Bayern falenderon fatin dhe, të paktën për një natë, shkon në +9 ndaj Borussia Dortmundit. Leipzig zbret në vendin e shtatë, në 31 pikë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme