Bajerni në festë, mund Dortmundin dhe… kampion për herë të dhjetë

Kur kanë mbetur dhe tri javë nga fundi, Bayern është kurorëzuar kampion i Gjermanisë për herë të 32-të në histori: e dhjeta radhazi. Është një seri rekord në pesë ligat më të rëndësishme në Evropë. Bavarezët triumfuan në fund të ndeshjes direkte në shtëpi ndaj Borussia Dortmundit me rezultatin 3-1 me golat e Gnabry, Leëandoëski dhe Musiala.
Mungonte vetëm statusi zyrtar i kampionatit të dhjetë gjerman të fituar radhazi dhe siguria matematike nuk mund të ishte më e bukur se ajo e mbërritur në shtëpi në përballjen direkte ndaj skuadrës së vendit të dytë. Lista e artë tani thotë 32 tituj të Bundesligës të fituara në historinë e Bayernit. Ndërsa Dortmundit tani do t’i duhet vetëm të mbrojë vendin e dytë me qetësi në 270 minutat e fundit të sezonit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




