Begaj përgëzon kryeministrin e ri të Kanadasë: Të punojmë së bashku për të forcuar marrëdhëniet midis dy vendeve

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përgëzoi sot Kryeministrin e ri të Kanadasë, Mark Carney, për fitoren në zgjedhje.
Në një mesazh të publikuar në profilin zyrtar në platformën X, Kreu i Shtetit shprehet për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve që ndajnë vlera të përbashkëta dhe që kanë si urë miqësie komunitetin shqiptar që jeton në Kanada.
“Urime për fitoren MarkJCarney! Shqipëria dhe Kanadaja ndajnë vlera të përbashkëta demokratike dhe lidhen nga një urë e fortë miqësie: komuniteti shqiptar që jeton e punon në Kanada. Të punojmë së bashku për të forcuar marrëdhëniet midis dy vendeve!” shkroi Presidenti i Republikës në mesazhin e urimit drejtuar Kryeministrit kanadez Mark Carney.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




