Balla uron besimtarët myslimanë nga Xhamia e Madhe e Kavajës: Kurban Bajrami, festë sakrifice dhe solidariteti

Deputeti socialist Taulant Balla ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit nga Xhamia e Madhe e Kavajës.
Në mesazhin e tij, Balla uroi jo vetëm besimtarët e Kavajës, por të gjithë shqiptarët, duke e cilësuar Kurban Bajramin si një festë që simbolizon sakrificën, solidaritetin dhe përkujdesjen ndaj njerëzve në nevojë.
“Gëzuar Kurban Bajramin të gjithë besimtarëve, jo vetëm të qytetit të Kavajës, por të gjithë Shqipërisë. Një festë e bukur të cilën e festojnë të gjithë shqiptarët, pa dallim besimi fetar, sepse Kurban Bajrami është dita e sakrificës, ku secili prej nesh duhet të përkujdeset më shumë për ata që kanë nevojë”, u shpreh Taulant Balla.
Ai përcolli urime për më shumë paqe, mirësi dhe solidaritet mes shqiptarëve në këtë ditë feste.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




