Balluku në Zvicër: Shqipëria synon të bëhet pjesë e korridoreve hekurudhore europiane

Ekonomi | 1 vit më parë

Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me skuadrën e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, si dhe përfaqësues të Hekurudhës Shqiptare, po zhvillon një vizitë zyrtare në Zvicër për të realizuar një takim dypalësh me Ministrin Federal për Transportin, Energjinë dhe Mjedisin të Zvicrës.

Përmes një videomesazhi, të publikuar në rrjetet sociale, Balluku shprehet se Shqipëria po punon për t’u bërë pjesë e korridoreve hekurudhore europiane, duke forcuar bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë në fushën e transportit hekurudhor.

Zëvendëskryeministrja nënvizon se delegacioni shqiptar po udhëton nga Zyrihu në Bernë, duke parë nga afër efikasitetin dhe eficiencën e sistemit hekurudhor zviceran.

“Shumë mirë do të ishte që të bënim rrugëtimin me tren nga Zvicra në Shqipëri dhe do ta bëjmë në të ardhmen përmes korridoreve hekurudhore europiane, ku Shqipëria do të bëhet pjesë, ashtu siç po bëhet edhe me autostradat. Po bëjmë një udhëtim me skuadrat e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe përfaqësues të Hekurudhës Shqiptare nga Zyrihu në Bernë, duke provuar efikasitetin dhe eficiencën që hekurudha ka, si dhe duke bërë plane për një bashkëpunim të ngushtë me Hekurudhën Zvicerane në të ardhmen, sa i përket zhvillimit të transportit hekurudhor, nisur me projektin e parë, atë nga Tirana në Durrës,” shprehet Balluku.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme