Balluku: Tuneli i Murrizit me shifra rekord, mbi 19 mijë mjete më 17 gusht

Aktualitet | 1 vit më parë

Tuneli i Murrizit ka shënuar një rekord të ri në qarkullimin e automjeteve, duke u kthyer në një pikë kyçe për infrastrukturën e qarkut të Dibrës.

Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, gjatë një takimi për sektorin e turizmit, deklaroi se shifra më e lartë përgjatë këtij sezoni vjen nga Tuneli i Murrizit, ku më 17 gusht 2025, nëpër këtë tunel kaluan plot 19,050 automjete në drejtim të qarkut të Dibrës.

“Ndërsa, krahasuar me tunelin e Llogorasë, ku në ditën e pikut, më 10 gusht, kaluan 17,684 automjete. Është fakt i pakontestueshëm se si infrastruktura arrin që të nxisë turizmin edhe në zona ku askush nuk do ta mendonte më parë”- theksoi ajo

Tuneli i Murrizit, pjesë e rrugës së Arbrit, u hap për qarkullimin më 14 mars 2025, pas një procesi ndërtimi sfidues për shkak të gjeologjisë së vështirë të zonës.

Ai përbëhet nga dy tunele: tuneli kryesor me gjatësi 3789 metra dhe tuneli i emergjencës me gjatësi 3781 metra, secili me nga 11 hyrje dhe dalje.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme