Barazim spektakolar mes Barçës dhe Interit, gjithçka do të vendoset në “San Siro”

Futboll Bota | 2 vite më parë

Përfundon me një barazim spektakolar 3-3 sfida mes Barcelonës dhe Interit, ndeshja e parë e gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve 2024/25. Në Montjuic ndodh gjithçka: zikaltërit zhbllokuan sfidën pas 30 sekondash me një magji të Thuram dhe në minutën e 21-të shkojnë 0-2 falë një lëvizjeje akrobatike të Dumfries.

Barça shkurtoi menjëherë diferencën me Yamal dhe në minutën e 38-të gjeti golin e barazimit falë Ferran Torres. Në pjesën e dytë, italianët u rikthyen përsëri në avantazh me Dumfries pas një goditje nga këndi, por menjëherë u kapën përsëri nga një autogol i Sommerit të shkaktuar nga një rrufe nga Raphinha.

Rezultati përfundimtar lë të hapur çdo skenar për ndeshjen e kthimit, të planifikuar pas gjashtë ditësh në San Siro.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme