Barça ëndërron “Tripletën”, Laporta: Kufiri është qielli

Joan Laporta, presidenti i Barcelonës, foli për TV3: “Mendoj se e kemi përgatitur këtë finale në mënyrën më të mirë të mundshme. Folëm për pasionin, entuziazmin, rivalitetin maksimal, të luajmë futboll të mirë. Ne e fokusuam diskutimin në këtë. Më pas, ne nuk jemi të interesuar për strategji të tjera. Bëmë atë që duhej të bënim”.
“Kufiti i vetëm është qielli. Djemtë po argëtohen shumë”, përsëriti numri një i katalanasve. “Ata ishin të parët të bindur se do të fitonin. Një Madrid i plagosur nuk është i lehtë për t’u mposhtur. Ata ishin të bindur nga Dortmundi se po fitonin. Kanë besim në vetvete. Janë shumë të rinj dhe kanë respektimin e duhur”.
Më pas Laporta iu rikthye ndeshjes: “Nuk mund të humbnim. Mos harrojmë, në një finale Barça-Real çdo gjë mund të ndodhë. Ata janë një rival i mirë. Pjesa e parë ishte padyshim e jona, por duke mos shënuar golin e dytë, atëherë janë ato rregulla të pashkruara që të çojnë të pësosh një barazim. Por ne luajtëm me shumë bindje”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




