Barça fiton betejën me Realin, rrëmben Kupën e Mbretit

Futboll Bota | 2 vite më parë

Një fitore e e jashtëzakonshme, në një ndeshje që zgjati 120 minuta ku praktikisht ndodhi gjithçka. Në fund, Barcelona fitoi Kupën e Mbretit falë një goli të Koundé: 3-2 përballë Realit.

Sfida u zhbllokua në minutën e 28-të nga Pedri me një asistim nga Yamal. Madrilenët u zgjuan në pjesën e dytë, me Mbappe që bën gjithçka për të finalizuar në fund një goditje dënimi për të vendosur barazpeshën në minutën e 70-të.

Vetëm 7 minuta më vonë një top i Guler është shfrytëzuar nga Tchouaméni, i cili ka kaluar madrilenët në avantazh. Në një ndeshje të hapur, me raste të shumta për të dyja skuadrat, Torres rikthen barazpeshën në minutën e 84-ët me asistimin e Yamal.

Sfida i drejtohet shtesës aty ku Kounde, në minutën e 116-të lëshon goditjen fituese, 3-2 për Barcelonën. Mundësitë nuk munguan në minutat në vazhdim, por rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund dhe fitorja u takon katalanasve.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme