Barça, fitore me pesë gola ndaj Sevillas, “tripletë” nga Raphinha

Futboll Bota | 8 muaj më parë

Barcelona mposhti Sevillan në javën e 28-të të La Ligës me rezultatin 5-2. Skuadra e Flick mbrojti me sukses epërsinë prej katër pikësh ndaj Real Madridit të vendit të dytë, duke mposhtur skuadrën e Almeydas në Camp Nou. Dominimi i Blaugranasve rezultoi menjëherë me dy penallti të shndërruara në gol nga Raphinha: në minutën e 9-të, për një faull ndaj Cancelos në zonën e penalltisë, dhe në minutën e 21-të për një prekje me dorë nga Carmona.

Me rrugën drejt fitores të shtruar, Barça shënoi një gol të tretë në minutën e 38-të me anë të Dani Olmos. Në minutën e tretë të kohës shtesë të pjesës së parë, Oso shënoi nga një asist i Juanlu Sánchez, Sevillla ngushtoi diferencën përpara se të kthehej në dhomat e zhveshjes me rezultatin 3-1.

Rinisja e pjesës së dytë pa Barcelonën të rivendoste epërsinë nëpërmjet Raphinhas, i cili shënoi në minutën e 51-të, një tregolësh për sulmuesin brazilian. Në minutën e 60-të, Cancelo shënoi vetë dhe vulosi një pasdite të shkëlqyer me një gol që e çoi rezultatin 5-1. Sevilla u përpoq të kundërpërgjigjej, por nuk pati sukses kundër liderëve të ligës.

Megjithatë, Soë më në fund e bëri rezultatin 5-2 në minutën e 92-të. Barcelona do të presë Rayo Vallecanon në raundin tjetër, ndërsa Sevilla do të kërkojë të rikthehet menjëherë në ndeshjen e tyre në shtëpi kundër Valencias.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme