Barça i kërkon ulje page, Levandovski “flet” nëpërmjet menaxherit

Menaxheri i Robert Levandovskit ia ka bërë të qartë drejtuesve të klubit se klienti i tij nuk do të pranojë që të largohet dhe aq më pak të ulë pagën.
Në një prononcim për mediat Zahavi tha: “Klienti im nuk do të largohet nga Barcelona. Ky është një opsion, të cilin nuk e kemi marrë për bazë në asnjë moment”.
Këto fjalë mund të mos priten mirë nga klubi katalan pasi ky i fundit kërkon një sakrificë financiare nga sulmuesi. Drejtuesit kërkojnë që Levandovski të ulë rrogën e tij në mënyrë që Barça të ketë më shumë fonde për merkaton.
I gjendur para kësaj situate, Levandovski ka lajmëruar agjentin e tij Pini Zahavi që të komunikojë me drejtuesit e Barcelonës. Kështu, javën e ardhshme Zahavi ka planifikuar një takim me drejtorin Deko si dhe presidentin Joan Laporta për të kuptuar më shumë rreth qëllimeve të spanjollëve.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




