Barça “shkatërron” Olympiacosin, Pafos barazon me Kairat

UEFA Champions League | 1 vit më parë

Barcelona siguroi tri pikë në raundin e tretë të fazës së grupit të Ligës së Kampionëve, duke e shkatërruar Olympiacos me rezultatin 6-1. Fermin Lopez (7′, 38′ dhe 76′), Yamal (68′) me penallti dhe Rashford (74′ dhe 79′) shënuan për skuadrën katalanase.

Goli i vetëm për skuadrën greke(që mbeti me dhjetë lojtarë që nga minuta e 57-të) u shënua nga El Kaabi (53′).

Barça siguron kështu fitoren e dytë, duke u ngjitur në gjashtë pikë në renditje. Olympiacos mbetet i bllokuar në një pikë pas një barazimi dhe dy humbjeve.

Vetëm një barazim 0-0 në sfidën tjetër, atë mes Kairat e Pafos në Kazakistan.Transferta e qipriotëve rrezikoi menjëherë të vihej në rrezik, me Correian që mori një karton të kuq në minutën e katërt, duke e lënë ekipin e tij me dhjetë lojtarë. Përpjekje të shumta të vendasve, por pa rezultat. Ndërkohë që Pafos arrin të gjejë rrugën e rrjetës në minutën e 72-të, që u anullua nga VAR.

Kazakët u përpoqën në minutat e fundit, por nuk arritën të gjenin gjuajtjen për trI pikë. Pafos barazoi për herë të dytë, duke u ngjitur në dy pikë. Një pikë historike(pika e parë) në Ligën e Kampionëve për Kairat.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme