Barcelona mund të shesë Pedrin

Spanjë | 3 vite më parë

Dëmtimet e shumta kanë bërë që Pedri të humbasë gjysmën e ndeshjeve të Barcelonës në tre sezonet e fundit dhe klubi katalanas po merr në konsideratë edhe shitjen e mesfushorit. Por historia e dëmtimeve vë në dyshim investimin e madh për të nga klubet e interesuar.

Barcelona po merr në konsideratë të gjitha opsionet e mundshme për të ardhmen e Pedrit, përfshirë edhe shitjen e tij verën e ardhshme. Djaloshi nga Ishujt Kanarie ka qenë ylli kryesor i skuadrës që nga largimi i Lionel Mesit, por ka humbur gjysmën e ndeshjeve në tre sezonet e fundit për shkak të dëmtimeve. I fundit erdhi në barazimin e së dielës me Atletik Bilbao, kur Pedri e la mes lotëve fushën. Sipas Diario AS, Barcelona ka bërë gjithçka për të parandaluar dëmtimin, duke u kujdesur për çdo detaj të vogël, që nga dieta, te regjimi i fitnesit, stërvitja dhe rikthimi gradualisht në skuadër. Pavarësisht këtyre, dëmtimi i së dielës la zemërthyer lojtarin dhe stafin.

Pedri e ka përjashtuart mundësinë e operacionit, duke preferuar trajtim më konservator. Ai pritet të kthehet pas gjashtë javëve, por në klub askush nuk jep më një datë për rikthimin, duke ditur historinë e përkeqësimit pas riaftësimeve.

Kaq i madh është shqetësimi për të sa që në klub nuk e përjashtojnë shitjen e atij që mendohej të ishte strumbullari i ekipit për një dekadë. Pedri është një nga yjet e futbollit spanjoll dhe ka admirues të shumtë, por tani vështirë se dikush nga klubet e mëdhenj mund të harxhojë shifra marramendëse për të, duke ditur historinë e dëmtimeve të tij.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme