Bardhi takon të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës amerikane: SHBA, aleat i çmuar dhe strategjik i Shqipërisë

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka mirëpritur në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së SHBA-së, Nancy VanHorn.
Bardhi bën me dije se në fokus të diskutimeve ishte aktualiteti i agjendës së Kuvendit, prioritetet dhe forcimi i marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA. Kreu i grupit parlamentar demorkat vlerëson se SHBA mbeten aleat i çmuar dhe strategjik i Shqipërisë.
“Në nisje të këtij sesioni të ri parlamentar, pata kënaqësinë të mirëpres të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së SHBA-së, znj. Nancy VanHorn, me të cilën diskutuam mbi aktualitetin e axhendës së Kuvendit, prioritetet që kemi përpara dhe forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve tona.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë një aleat i çmuar dhe strategjik i Shqipërisë. Jemi krenarë që qëndrojmë së bashku si aleatë në NATO dhe të vendosur për të vijuar forcimin e partneritetit tonë të ngushtë dhe të qëndrueshëm”, thuhet në njoftim.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




