Basha reagon për ndryshimet në qeveri: Rama po bën ministra miqtë e tij

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas vendimit të Ramës për të emëruar Bledi Çuçin ministër të Brendshëm, në vend të Sandër Lleshajt. Kryedemokrati shkruan se ndërsa shqiptarët vuajnë nga kriza ekonomike dhe shëndetësore, Rama e ka mendjen ti bëjë ministra miqtë dhe të afërmit e tij.
“Familjet shqiptare vuajnë krizën e rëndë ekonomike dhe shëndetësore, Rama e ka mendjen ti bëjë ministra miqtë dhe të afërmit e tij. Policia përdor dhunë ndaj të rinjve, Rama paguan charter dhe bileta klasi të parë për shopping në dyqanet luksoze në New York.”, shkrun kryedemokrati.
Më tej Basha thotë se durimit i ka ardhur fundi dhe se është koha për ndryshim.
“Shqipëria ka nevojë për një qeveri që kujdeset për njerëzit dhe jo për veten e saj. Durimit i ka ardhur fundi! Është koha për ndryshim.”, shkruan Basha.
Kujtojmë se Bledi Çuçi u emërua në vend të Sandër Lleshajt, pas dorëheqjes së këtij të fundit, për shkak të një skandali dhe krimi makabër, ku një efektiv policie vrau një qytetar, ku si zanafillë ishte shkelja e karantinës.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




