Basha: Të rinjtë s’kanë mundësi punësimi, ne do ta ndryshojmë këtë situatë

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka reaguar sot në lidhje me punësimin e të rinjve. Basha publikon videon me historinë e vajzës nga Lezha duke u shprehur se është e papranueshme që të rinjtë nuk kanë mundësi për të gjetur punësim.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha premton se situata do të ndryshojë për të rinjtë shqiptarë pas ardhjes së kësaj partie në pushtet.
“Është e papranueshme që të rinjtë nuk kanë mundësi punësimi. Ne do ta ndryshojmë këtë situatë. Ky vend i mrekullueshëm e ka potencialin të ofrojë gjithçka. Të rinjtë duhet të kenë shpresë dhe besim për të ardhmen. Na duhet vetëm të punojmë së bashku për ta bërë Shqipërinë një vend më të mirë me mundësi për çdo shqiptar.”, shkruan Basha.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



