Bashkëpunimi me aleancën, Maqedonci pret në takim zyrtaren e NATO-s

Kosovë | 8 muaj më parë

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim ushtruesen e detyrës së shefes së Operacioneve Aktuale në Divizionin për Operacione të Shtabit të Përgjithshëm të NATO-s, Blanca Hereza.

Në qendërtë diskutimeve mes tyre kanë qenë zhvillimet aktuale në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës, si dhe planet për të ardhmen.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, në këtë takim, Maqedonci ka ritheksuar se objektiv i Kosovës është anëtarësimi në NATO.

“Ai nënvizoi se vazhdohet me përkushtim koordinimi dhe bashkëpunimi i ngushtë me KFOR-in dhe Ekipin Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT), ndërsa ritheksoi se objektiv i Republikës së Kosovës mbetet anëtarësimi në NATO, në mënyrë që vendi ynë dhe FSK të vazhdojnë edhe më fuqishëm të japin kontribut në ruajtjen e stabilitetit dhe paqes”, ka thënë Maqedonci gjatë takimit me zyrtaren e lartë të NATO-s.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme