Bashkëshortja e Ferdinand Dedës kujton fillesat e Festivalit të Pranverës: E kishte për zemër dhe i kushtoi gati 20 vite

Në tapetin e kuq të Festivalit të Pranverës, bashkëshortja e kompozitorit të njohur shqiptar, Ferdinand Deda, ndau kujtime emocionuese për njeriun që themeloi këtë festival.
Ajo tregoi se Deda ishte shumë i përkushtuar ndaj këtij projekti dhe besonte se Festivali i Pranverës duhej të kishte një identitet të veçantë nga aktivitetet e tjera muzikore të kohës.
Sipas saj, vizioni i kompozitorit ishte që festivali të sillte energji pozitive dhe të krijonte një hapësirë të veçantë për muzikën e lehtë shqiptare. Ky projekt, tha ajo, u bë pjesë e pandashme e jetës së tij artistike për afro dy dekada.
“Ferdi ishte iniciator dhe e mori për shumë zemër atë festival. I thosha po dy festivale do bëjë RTSH-ja, më thoshte jo ky është festival tjetër. Do ta bëjmë me një format të vogël. Do ta bëjmë me këngë që të jenë më të gëzuara, që t’i kenë më shumë të rinjtë dhe do shikosh që do dalë shumë mirë. E bëri për gati 20 vjet. Ai i binte pianos. Ky ishte Ferdi, tani e bën Toni. Ia plotësova Ferdit dëshirën, i bëra një djalë ashtu siç ishte Ferdi.”, u shpreh ajo.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




