BASKETBOLL MESHKUJ/Goga Basket-Teuta, dueli për titull

Basketboll | 5 vite më parë

 

Gjithçka rikthehet si dy vite më parë me një finale djemsh tërësisht durrsake

Goga Basket – Teuta. Kjo është finalja e basketbollit të meshkujve për titull kampion në sezonin 2020-2021. Që do të thotë se rikthehen emocionet e dy viteve më parë, atëherë kur Goga Basket pat dalë për herë të parë kampione e Shqipërisë.

 Goga Basket mundi Tiranën në dy gjysmëfinale, ndërsa të shtunën pasdite triumfoi në sallën sportive “Farie Hoti”, 85-65. Të njëjtën gjë ka bërë dhe Teuta, që në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës triumfoi ndaj Vllaznisë, 82-73.

Në fakt shkodranët, në ndeshjen e cila ka ardhur drejtpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar, e kanë nisur mirë takimin. Mirëpo Teuta gjen forca për të përmbysur dhe fiton periodën e parë 26-18. Ka momente që durrsakët shkëputen deri në 15 pikë.

Por Vllaznia, duke fituar periodën e dytë 18-17, në pushim arrin të ngushtojë 36-43. 18-17 fitojnë kuqeblutë periodën e tretë e Teuta kryeson 54-60. Durrsakët bëjnë të tyre periodën e katërt, 22-19, dhe krejt ndeshjan 82-73. Kësisoj për meshkuj do të jetë një finale e tëra durrsake, ndërsa të martën nis dueli i femrave për titull kampion, Flamurtari – Partizani.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme