Bayern fiton dhe arratiset, Leipzig tani është i dyti

Bayern fiton 2-0 kundër një Schalke 04 në vështirësi të mëdha. Musiala frymëzon për golat e Gnabry dhe Choupo-Moting, një gol për çdo pjesë loje duke arritur në 34 pikë dhe për momentin në +6 ndaj të dytit. Nagelsmann vendos një formacion shumë sulmues, kontrollon topin dhe dominon, por ndizet vërtetë vetëm pas rastit të Bülter, kishte nevojë për një stimul.
Bavarezët kalojnë në epërsi në minutën e 38-të: Gnabry finalizon pas asistimit të Musialës. Goli i tetë në Bundesligë për anësorin dhe 1-0 për Bayern. Dyfishimi vjen menjëherë në fillimin e pjesës së dytë me një kundërsulm shumë të shpejtë, duke nisur nga zona e tyre dhe duke mbërritur në anën tjetër në katër hapa të thjeshtë: është Musiala që i shërben Choupo -Moting, i cili mposht portierin. 2-0 ndaj Schalke, gjithnjë e më shumë e fundit me 9 pikë në 15 ndeshje, -4 nga e parafundit.
Marshimi i Leipzig vazhdon, i pamposhtur në shtatë gara që nga ardhja e Marco Rose, me një seri prej pesë fitoresh dhe dy barazime që kanë lejuar Nkunku dhe shokët e tij të ngjiten në renditje. 2-1 ndaj Werder Bremen vlen vendin e dytë pas Bayernit me 28 pikë, në pritje të përgjigjes së treshes që do të luajnë nesër (Union Berlin, Freiburg dhe Eintracht).


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




