Bayern, fitues i Superkupës së Gjermanisë

Gjermani | 4 vite më parë

Bayern mundi Leipzig me rezultatin 5-3, duke u bërë kështu fitues i Superkupës së Gjermanisë: është titulli i dhjetë për bavarezët. Formacioni i Nagelsmann arriti të zgjidhë situatën që në pjesën e parë, duke siguruar një avantazh 3-0 falë Musiala (14′), Pavard (31′) dhe Mané (45′).

Skuadra e Tedescos shkurtoi diferencën me Halstenberg (60′), por Gnabry e mbyll ndeshjen në minutën e 66-të: penalltia e Nkunkut (77′) dhe goli i Dani Olmos (89′) në fund shërbejnë vetëm për statistikë, pavarësisht përpjekjeve të bëra.

Në finale, Bayern vuan, por reziston, dhe në të vërtetë gjen 5-3 në minutën e 98-të me kundërsulmin e Sané. Bavarezët kështu mund të ngrejnë në qiell Superkupën e dhjetë gjermane në historinë e tyre në Leipzig, e gjashta në shtatë edicionet e fundit.

Leipzig-Bayern 3-5

Shënues: 13′ Musiala (B), 30′ Mané (B), 45′ Pavard (B), 59′ Halstenberg (L), 65′ Gnabry (B), 77′ Nkunku (L), 89′ Dani Olmo (L), 90’+7 Sané (B)

Leipzig (3-5-2): Gulacsi; Simakan, Orban, Halstenberg; Henrichs (79′ Novoa), Szoboszlai (90′ Haidara), Kampl (52′ André Silva), Laimer, Klostermann; Nkunku, Forsberg (52′ Dani Olmo). Trajner: Tedesco.

Bayern(3-5-2): Neuer; Hernandez, Upamecano (78′ De Ligt), Pavard (78′ Mazraoui); Davies, Musiala (61′ Coman), Kimmich, Sabitzer, Gnabry (78′ Sané); Muller (68′ Gravenberch), Mané. Trajner: Nagelsmann.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme