Bayern-i nuk është i shqetësuar për gjendjen e Musiala-s dhe pret të luajë shumë shpejt në nivele të larta

Gjermani | 2 muaj më parë

Agjensia Gjermane e Lajmeve ka cituar një burim pranë klubit të FC Bayern-it sa i përket situatës që është krijuar rreth Jamal Musiala-s.

Sipas burimit, i cili ka kërkuar të qëndrojë anonim, shoqëria bavareze është e qetë në këtë drejtim pasi pret që talneti të luajë në nivele të larta dhe se karriera e tij nuk është në rrezik.

Në prononcimin e shkurtër mësohet se lojtari është aktivizuar në dy miqësoret ku ndodhën dy incidentet pas konsultës me mjekët, të cilët mendojnë se shëndeti i lojtarit nuk është në rrezik. A.V.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme