Baza ajrore në Kuçovë, Osmani: Aty ku është NATO, ka paqe dhe stabilitet

Kosovë | 3 vite më parë

Baza e re ajrore në Kuçovë do ta forcojë praninë e NATO-s në Ballkanin Perëndimor, është shprehur presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Me një mesazh në rrjetin “X”, presidentja Osmani iu referua investimit të Shqipërisë dhe NATO-s për bazën ushtarake, që qeveria shqiptare thotë se dëshmon përkushtimin e vendit ndaj sigurisë kombëtare dhe Aleancës.

“Hapja e Bazës Ajrore të NATO-s në Kuçovë, Shqipëri, shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e pranisë së Aleancës në Ballkanin Perëndimor, duke kontribuar në rritjen e sigurisë në rajonin tonë dhe më gjerë. Aty ku është NATO, ka paqe dhe stabilitet!” shkroi znj. Osmani.

Baza e re në Kuçovë do të inaugurohet me ceremoni shtetërore, ku pritet të marrin pjesë krerët më të lartë si edhe përfaqësues të NATO-s.

Investimi mbi 50 milionë euro, thuajse i tëri nga aleanca ushtarake e Atlantikut Verior, është planifikuar të ndiqet nga aplikimi për bashkëfinancimin e bazës së re detare në Porto Romano.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme