Baza në Kuçovë- SHBA: Si aleatë në NATO, ne qëndrojmë të bashkuar, mburojë e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor

Ambasada amerikane uroi të hënën Shqipërinë për inaugurimin e bazës së parë ajrore të NATO-s në Ballkanin Perëndimor. Baza është ngritur në Kuçovë.
Sipas një postimi në faqen zyrtare të ambasadës së SHBA-së në Shqipëri, ky është një gur kilometrik që ilustron përkushtimin e palëkundur të Shqipërisë ndaj parimeve të NATO-s “për të mbrojtur paqen, lirinë dhe demokracinë, duke iu kundërvënë kërcënimeve përmes parandalimit dhe mbrojtjes”.
I Ngarkuari me Punë i SHBA në Tiranë, David Wisner iu bashkua Presidentit Bajram Begaj, Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, Kryeministrit Edi Rama, Ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi dhe zyrtarëve të tjerë shqiptarë dhe të NATO-s gjatë ceremonisë së hapjes së bazës në Kuçovë.
Wisner përgëzoi angazhimin e Shqipërisë për modernizimin e ushtrisë së saj dhe përmbushjen e angazhimeve thelbësore të mbrojtjes të NATO-s, si mburojë e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.
“Si aleatë në NATO, ne qëndrojmë të bashkuar dhe të fortë.”, tha ai.









/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




