BE: Gati të lirojmë rezervat e karburantit për avionët nëse Ngushtica e Hormuzit vijon të jetë e hapur

Botë | 7 muaj më parë

Bashkimi Evropian ka bërë të ditur se është i gatshëm të koordinojë lirimin e rezervave të karburantit për avionë nëse Ngushtica e Hormuzit vazhdon të qëndrojë e hapur.

Sipas një prej zëdhënësve të BE-së, kompani ajrore evropiane dhe rregullatorë kanë paralajmëruar se mund të ketë anulime fluturimesh dhe ndërprerje të udhëtimeve të pushimeve verore, nëse problemet me furnizimin e karburantit nga Lindja e Mesme (të lidhura me luftën me Iranin) nuk zgjidhen shpejt.

Irani deklaroi të premten se do të rihapë Ngushticën e Hormuzit pas një marrëveshjeje armëpushimi në Liban. Më vonë, presidenti amerikan Donald Trump tha se bllokada detare amerikane e porteve iraniane do të mbetet në fuqi deri në një marrëveshje me Teheranin.

Kompania e transportit detar Hapag-Lloyd tha se do të shmangë kalimin nëpër Ngushticën e Hormuzit derisa të vlerësojë njoftimin e Iranit.Zëdhënësi i BE-së:

“Nuk ka mungesa karburanti në BE aktualisht. Megjithatë, po përgatitemi për mundësi mungesash të mundshme të karburantit për avionë” , bëri të ditur kompania.

BE-ja mund të lirojë rezervat nëse ngushtica mbetet e ndërprerë.

“Nëse situata në Ngushticën e Hormuzit vazhdon, BE-ja do të përgatitet për një lirim të mundshëm të koordinuar të rezervave”, tha zëdhënësi për Reuters.

Zëdhënësi shtoi se njoftimi i Iranit nuk ka ndryshuar planet aktuale dhe se do të jetë më e qartë javën tjetër nëse ngushtica mbetet e hapur.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme