Begaj në Kajro: Vlerësim për trashëgiminë kulturore dhe miqësinë shqiptaro-egjiptiane

Aktualitet | 1 vit më parë

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, . Bajram Begaj, mori pjesë sot në ceremoninë zyrtare të inaugurimit të Muzeut të Madh të Egjiptit, me ftesë të Presidentit të Republikës Arabe të Egjiptit, Abdel Fattah El-Sisi.

Ky muze, i konsideruar si më i madhi në botë kushtuar qytetërimit të lashtë egjiptian, përfaqëson një qendër të rëndësishme të trashëgimisë kulturore globale, duke bashkuar breza dhe epoka në një hapësirë që ruan historinë dhe frymëzon të ardhmen.

Presidenti Begaj e cilësoi këtë ngjarje si një moment të veçantë për dialogun ndërkulturor dhe respektin ndaj trashëgimisë njerëzore. Në një postim në rrjetin social X, ai shkroi:

“Ky muze përfaqëson një qendër unike të kujtesës njerëzore, që bashkon breza dhe epoka, duke mishëruar vizionin e një bote që ruan historinë ndërsa sheh drejt së ardhmes.”

Pjesëmarrja e kreut të shtetit shqiptar në këtë ceremoni vjen si shenjë e forcimit të marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Egjiptit, si dhe e angazhimit të Shqipërisë në promovimin e vlerave universale të trashëgimisë kulturore.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme