Begaj uron Maia Sand për fitoren e zgjedhjeve parlamentare në Moldavi: Provë e besimit të qytetarëve në demokraci

Politikë | 1 vit më parë

Presidenti Bajram Begaj ka uruar Maia Sand për fitoren në zgjedhjet parlamentare të Moldavisë.

Me një mesazh në rrjetin social X, Begaj deklaron se fitorja e partisë properëndimore me mbi 50%të votave, është provë e besimit të qytetarëve në demokraci dhe integrimin euroipian.

Begaj shpreh mbështetjen e Shqipërisë ndaj Moldavisë, në rrugën e kësaj të fundit në Bashkimin Evropian.

“Urime të sinqerta Presidentit të Moldavisë @sandumaiamd për fitoren në zgjedhjet parlamentare. Kjo është provë e besimit të qytetarëve në demokraci dhe në integrimin evropian si një përparësi strategjike. Shqipëria qëndron me Moldavinë në rrugën e saj drejt BE-së”, shkruan Begaj.

Partia për Veprim dhe Solidaritetit (PAS) e presidentes së Moldavisë, Maia Sand ka kryesuar në zgjedhjet parlamentare, megjithëse u përball me një fushatë dezinformimi që besohet se u organizua nga Kremlini.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme