Begaj viziton shkollën dygjuhëshe në New York: Urë lidhëse mes brezave, kulturave dhe kombeve

Presidenti Bajram Begaj zhvilloi një vizitë në shkollën amerikane të qytetit të New York-ut, P.S.108 Philip J.Abinanti, e cila aplikon për herë të parë programin akademik dygjuhësh shqip-anglisht.
Duke e vlerësuar këtë model unik për gjuhën shqipe, jo vetëm në SHBA, por dhe në botë, Presidenti Begaj theksoi se ai përfaqëson një investim të çmuar për të gjithë komunitetin shqiptaro-amerikan.
Për sa i përket kurikulës së këtij programi dygjuhësh që përfshin të gjitha lëndët e kurikulës, Presidenti Begaj u shpreh se në këtë mënyrë shqipja është tashmë në nivelin e gjuhës akademike, pasi fëmijët shqiptarë po arsimohen në gjuhën amtare.
“Më tepër se sa risi, programi shërben si urë lidhëse midis brezave, kulturave dhe kombeve”, u shpreh Presidenti Begaj në prani të nxënësve, mësuesve dhe prindërve, përfaqësuesve të pushtetit vendor dhe senatores së kësaj zone, ndërsa shprehu mirënjohje për nismëtarët e kësaj shkolle dhe të gjithë shqiptaro-amerikanët që mbajnë gjallë identitetin e tyre.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




