Bejko: Bardhi i pranuar nga ndërkombëtarët, por pa Berishën

Politikë | 3 vite më parë

Nënkryetari i PD-së, Roland Bejko, bëri të ditur se Gazment Bardhi mund të pranohet nga ndërkombëtarët, por pa Berishën.

Sipas tij, herët apo vonë, ndërkombëtarët, referuar edhe përvojës së komisioneve bipartizane apo bërjes së ligjeve të rëndësishme të vendit, është dashur ndërhyrja e ndërkombëtareve, dhe ata e kanë zgjidhur.

“Nëse Kuvendi do të funksionojë ata do të ndërhyjnë. Garancitë i duan partitë e vogla dhe ato të brishta. Makina elektorale e Ramës funksionon jashtë sistemit. Nëse do ndiqet sistemi elektronik i numërimit ka garanci, nëse nuk bëhen manipulime të mëdha.  Ne do kërkojmë mosnjohjen e zgjedhjeve nëse ka manipulime të mëdha. Ata e kanë thënë shqip se në rast se do të përkrahni ‘non- gratën do të hani barë’. Ata nuk e duan Berishën. Është shqip kjo. Ata nuk e pranojnë Berishën për reforma të mëdha. Por kur Bardhi përfaqëson Berishën ka qëndrime personale. Ai mund të pranohet vetëm nëse nuk përkrah ‘non gratën’. Sot Berishës i janë bashkuar ata që e shanin dje.”, tha Bejko.  

/rtsh.al/

  


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme